Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak po mbron Serbinë? Analisti i ashpër: Në Prishtinë me shkop, në Beograd me karrotë!

Analisti Gazmir Raci tha në një intervistë për Euroneës Albania se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak po tregohet i njëanshëm.

Ai tha se nëse Lajçak do vërtetë të arrijë një paqe të qëndrueshme në rajon atëherë duhet të tregohet i barabartë e jo të shkojë “në Prishtinë me Shkop, në Beograd me karrotë”.

“Mendoj se 4 pikshi i zotit Kurti i publikuar javën e kaluar është një sinjal sepse nëse analizohet 4 pikëshi tani me ato 5 pikat e mëparshme duket se ka ndryshim. Tani ka një mundësi.

Lajçak duhet të tregojë kujdes tashëm në rast se dëshiron të arrijë paqe të qëndrueshme. Nuk mund të vish në Prishtinë me shkop dhe në Beograd me karrot, sepse është e pabarabartë. Prandaj duhet që ndërmjetësi të ketë kujdes”,-tha Gazmir Raci.