Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak thotë se janë në një linjë me Chollet e Escobar sa i përket Ballkanit Perëndimor

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirolsav Lajçak, ka thënë se me këshilltarin i lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndajnë të njëjtin mendim për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ai përmes një postimi në Twitter ku ka njoftuar për takimin me dy zyrtarët amerikanë, ka thënë se ata janë në një linjë sa i përket rrugës përpara.

“Kishim darkë mes miqsh të mirë në Nju Jork me Derek Chollet dhe Gabriel Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.

Të hënën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë kritika ndaj Lajçak duke e akuzuar se në takimin e 14 shtatorit kishte përgatitur një skenar bashkë me Vuçiqin./teve1.info/