Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur dy persona.
Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë menaxhuar qarkullimin rrugor, ndërsa një autoambulancë ka transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
See also EMRI/ Kush është djali shqiptar që u kap sa doli nga avioni i nisur nga Tirana dhe pamjet e “veprave”(Video)Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
