Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.
Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë një pallat të ndërtuar para viteve ’90.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion nëse ka persona të lënduar.
