Aktuale

LAJM I FUNDIT/ Shoferi i ‘Audi-t’ qëllon me armë zjarri drejtuesin e një makine tjetër, autori ende në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, një person i cili lëvizte me një mjet tip ‘Audi’, qëlloi me armë zjarri në drejtim të një makine tjetër që drejtohej nga një 30-vjeçar, i cili shpëtoi pa lëndime.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

NEWS  Hajdutët futen në një bankë në Napoli dhe mbajnë peng 25 persona, arratisen duke përdorur rrjetin e kanalizimeveNga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj./Top Channel

Të Ngjashme