Një konflikt për motive pronësie mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës ka përfunduar me plagosjen e dy personave.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa një person është shoqëruar në komisariat.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ndodhi mes familjeve Shkreli dhe Istrefi, të cilat prej vitesh janë në konflikt për çështje pronësie.
NEWS Gjykata Kushtetuese trondit Edi Ramën, merr vendimin e papritur ndaj Belinda BallukutDebati ka degjeneruar në dhunë, duke lënë të plagosur dy persona.
Pas ngjarjes, në Komisariatin e Policisë është shoqëruar Fatjon Shkreli, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe rolin e secilit prej të përfshirëve.
Policia vijon veprimet procedurale dhe pritet të japë informacion të plotë pas përfundimit të hetimeve të para.
NEWS Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Flet e tronditur kushërira e 62-vjeçarit: Të dy kanë qenë të mirë
