Lajme

Lajm i ri nga Kurti për qytetarët e kësaj zone

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për ecurinë e punimeve në zgjerimin dhe modernizimin e segmentit të rrugës nacionale N2, në hyrje të Ferizaj.

Sipas tij, deri në fund të këtij viti pritet të përfundojë ky projekt infrastrukturore me gjatësi prej 5.7 kilometrash, i cili kap vlerën rreth 16.4 milionë euro pa TVSh. Projekti synon të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Postim i plotë:

Deri në fund të këtij viti përfundon zgjerimi dhe modernizimi i segmentit prej 5.7 kilometrash të rrugës nacionale N2, në hyrje të Ferizajt, investim në vlerë afër 16.4 milionë euro (pa TVSh).

Me katër korsi qarkullimi dhe pesë rrethrrotullime, njëri prej tyre urë që do të shërbejë si kryqëzim në nivel më të lartë, rruga e re përveçse do të lehtësojë qarkullimin, do të rrisë edhe sigurinë dhe shmangë tollovitë.

Krahas trotuarëve, projekti përfshin edhe infrastrukturën përcjellëse: sistemin e kanalizimeve dhe atë të kullimit të ujërave atmosferike, ndriçim dhe sinjalizim.

Të Ngjashme