Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku ka humbur jetën një puonjësi i Gardës së Republikës, pasi qëlloi veten me armën e shërbimit.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:05, nëzonën e rrugës së Dibrës, ku në banesën e tij gardisti A.G., 42 vjeç u vetëvra.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet lidhur me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
-Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
