Lajme

Vidhet banesa e një gruaje në “Muharrem Fejza” sa ishte jashtë shtetit, arrestohet një shtetase e Maqedonisë së Veriut

Vidhet banesa e një gruaje në “Muharrem Fejza” sa ishte jashtë shtetit, arrestohet një shtetase e Maqedonisë së Veriut

Një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nën dyshimin se ka demoluar dhe ka vjedhur gjëra në një banesë në Prishtinë.

Pronarja e banesës ka raportuar në polici se demolomi dhe vjedhja e banesës së saj kishte ndodhur derisa ajo ishte jashtë vendit.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 23-26.10.2026- NN. Me 30.10.2026 ankuesja femër kosovare, ka raportuar deri sa ka qenë jashtë vendit, banesa e saj ishte demoluar dhe nga aty ishin vjedhur gjëra të saj personale. Dyshohet se kjo është kryer nga një femër shtetase e Maqedonisë e cila është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Të Ngjashme