Lajme

Sulm me gurë në Shtërpcë, lëndohet një police

Një zyrtare policore ka pësuar lëndime trupore gjatë ndërhyrjes ndaj një personi që dyshohet se sulmoi kalimtarët në Shtërpcë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 30 tetor 2026, rreth orës 11:30, kur i dyshuari kishte sulmuar kalimtarët e rastit me mjete të forta, përfshirë gurë dhe copa druri.

Gjatë ndërhyrjes së policisë për ta vënë situatën nën kontroll, i dyshuari e ka shtyrë një zyrtare policore, e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Policia ka bërë të ditur se zyrtarja ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Pengim i personit zyrtar”.

“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR Shtërpcë 30.10.2026-11:30. Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar, me mjete të forta (gurë, copa druri, etj) kishte sulmuar kalimtarët e rastit. Gjatë futjes nën kontroll, i dyshuari e kishte shtyrë zyrtaren policore, e cila kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të Ngjashme