Lajme

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën e tij për dialog drejtuar protestuesve.

Për të pestën ditë me radhë, Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook fotografinë e sofrës së gurtë të vendosur para Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur letrat me ftesën për dialog.

Përmes këtij veprimi të përsëritur, kryeministri po vazhdon të përcjellë mesazhin e tij për hapjen e një dialogu me studentët.

 

Të Ngjashme