Lajme

​Largohet nga PS-ja deputetja Marjana Koçeku: Nga sot do jem e pavarur

Deputetja Marjana Koçeku në Shqipëri ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Ajo thekson se vlerat dhe idealet e saj kanë qenë të pandryshuara edhe para angazhimit politik, duke shtuar se ato përbëjnë kufirin e saj personal në jetën publike.

Koçeku ka qenë e para në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet e fundit, një pozicion që i dha asaj një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e kësaj force politike në zonë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse largimi i saj është formalizuar edhe zyrtarisht pranë strukturave të Partisë Socialiste dhe Kuvendit.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar ajo.

Të Ngjashme