Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë as në seancën e radhës të thirrur për çështjen e presidentit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili ka kritikuar mënyrën e organizimit të procesit.
Abdixhiku tha se LDK e sheh këtë zhvillim si një “show njëpartiak”, që sipas tij nuk sjell asnjë dobi për vendin dhe institucionet.
“LDK-ja, dhe këtu flas në emër të gjithë deputetëve të saj, vlerëson se ky show njëpartiak nuk i shërben interesave të Republikës. Për këtë arsye nuk marrim pjesë në një proces të tillë”, deklaroi ai.
Ai shtoi se qëndrimi i LDK-së është i qartë dhe i pandryshueshëm, duke theksuar se vendi ka nevojë për zgjidhje serioze e jo për përplasje politike.
