Lajme

LDK-ja me 5 mijë euro gjobë për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 5000 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Bëhet fjalë për një tubim të LDK-së në Viti më 3 qershor, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i kishte dhënë hapësirë në skenë një fëmije me flamur të LDK-së. Sipas vendimit, shkelja lidhet me rregulloren zgjedhore që ndalon angazhimin e të miturve nën 15-vjeç.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 5000 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ditë më parë, për të njëjtën shkelje është gjobitur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Një ditë më parë është bërë e ditur se PZAP-ja po trajton gjashtë ankesa për përfshirjen e fëmijëve në aktivitete të fushatës zgjedhore.

Të Ngjashme