![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/ldk-vazhdon-edhe-sot-mbledhjen-per-finalizimin-e-programit-rruga-e-re_64f844ced295f.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Lidhja Demokratike e Kosovës, po vazhdon ditën e dytë të mbledhjes me akterët kryesorë të partisë për finalizimin e programit “Rruga e Re”.
Nga kjo partia kanë njoftuar se edhe sot po diskutohet intensivisht rreth detajeve të fundit të projekteve madhore që përfshijnë sektorin e ekonomisë, energjisë, arsimit, etj. Paralelisht, po vazhdojnë punëtoritë grupore të ndarë në sektorë të ndryshëm.
“Ky program ka për qëllim të tejkalojë mendësinë e vjetër të mospunës dhe jo kompetencës, një realitet me të cilin Kosova po përballet për një kohë të gjatë.
Programi “Rruga e Re” flet vetëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Projektet madhore që janë paraqitur gjatë këtyre takimeve, e që do të jenë pjesë e programit “Rruga e Re”, janë projektet më të mëdha që mund të ndodhin gjatë 30 viteve të fundit”, njofton LDK-ja.