![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/05/leshohet-alarmi-ne-zubin-potok_647472d611266.png?resize=658%2C312&ssl=1)
Protestuesit serb po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të komunës së Zubin Potokut për të kundërshtuar hyrjen e kryetarit të sapo zgjedhur Izmi Zeqiri në komunë.
Ky i fundit ka zhvilluar sot në mëngjes një takim me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe ambasadorët e QUINT-it.
Në momentin që ka përfunduar takimi, në Zubin Potok është lëshuar alarmi me të cilin kërkohet grumbullimi i serbëve.
Aktualisht situata është e qetë ndërsa KFOR-i dhe Policia e Kosovës po kujdesen për të ofruar siguri dhe rend.