24.05.2026 – 20:17
Lëvizja Vetëvendosje nis prezantimin e planprogramit, Kurti pritet me duartrokitje e brohoritje
Nga: A.M.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sonte tubimin në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, ku po prezanton planprogramin e saj zgjedhor.
Tubimi po mbahet në Salla 1 Tetori, në praninë e një numri të madh të simpatizantëve dhe mbështetësve të partisë, transmeton “Bota sot”.
Në momentin kur lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka dalë për të marrë fjalën, salla është përfshirë nga brohoritje të fuqishme të publikut me thirrjet: “Albin Kurti, Albin Kurti”.
Gjatë këtij tubimi, Vetëvendosje po prezanton prioritetet dhe planprogramin e saj për zgjedhjet e 7 qershorit.
