![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/05/limaj-reagon-me-shprehjen-e-famshme-nuk-provohet-shteti-o-djem_647650d84da43.jpeg?resize=850%2C474&ssl=1)
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas deklarata të forta të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.
Pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili njoftoi se si pasojë e krizës në veri, Kosova është përjashtuar nga Defender 2023, ka reaguar kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.
Në këtë kontekst, Limaj ka përsëritur deklaratën e tij të vjetër, që e kishte thënë në emisionin Pressing të T7.
“Nuk provohet shteti o djem!”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë:
Nuk provohet shteti o djemë!
Situatë tipike për Albinin! As këndej as andej!
Shtrirja e plotë e sovranitetit dhe respektimi i kushtetutshmërisë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë me të cilët rrugëtuam tash e 25 vite!