Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten rreth orës 10:30, në Lipjan.
Sipas Policisë, një burrë, për motive ende të panjohura, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
