Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lirohet serbi që u arrestua sot në Jarinjë për rastin e narkotikëve

Është liruar serbi që u arrestua për një rast të narkotikëve në Jarinjë gjatë kësaj të premteje.

Një qytetar i komunitetit serb nga Leposaviqi është arrestuar gjatë kësaj të premteje në pikëkalimin në Jarinjë.

Veton Elshani nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se i njëjti pasi është arrestuar për një rast të vitit 2018, që lidhet me narkotikë, është liruar në procedurë të rregullt.

“Dhe është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Elshani.

Ai ka treguar se arrestimi ka ndodhur sot në mesditë, për lidhjet me narkotikë.

“Ky person është ftuar nga Zyra e Prokurorit për intervistim në lidhje me narkotikë (marihuanë) që është gjetur në posedim të tij në vitin 2018. Ai nuk i është përgjigjur ftesës, kështu që Prokurori ka kërkuar nga gjykatat të lëshojë urdhër për arrestimin e tij”, ka thënë Elshani.