Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të bëjë ndryshime të konsiderueshme në përbërjen e Këshillit Kombëtar, duke mos përfshirë në listën e re një numër emrash që ishin pjesë e strukturës së mëparshme.
Nga krahasimi i përbërjes së vjetër me listën e kandidatëve të propozuar për votim në Kuvendin Kombëtar të PD-së, rezulton se rreth 38 demokratë nuk janë rikandiduar dhe mbeten jashtë forumit drejtues.
Mes emrave që nuk figurojnë në listën e re bien në sy Aldo Bumçi, Andi Mustafaj, Arben Imami, Bujar Kapexhiu, Julian Deda, Rudina Hajdari, Robert Budina, Voltana Ademi, si edhe figura
