Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nisjen e një numërimi mbrapsht 24-orësh për krijimin e institucioneve të Kosovës, duke kritikuar bllokadën institucionale.
Në një postim në rrjetet sociale, Lladrovci ka thënë se Kosova duhet të ecë përpara me konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.
Ai ka vlerësuar se bllokada institucionale nuk është zgjidhje për një shtet demokratik dhe se një situatë e tillë, sipas tij, dërgon mesazh të keq edhe te shtetet aleate të Kosovës.
Lladrovci ka lidhur gjithashtu numërimin mbrapsht me pritjen për vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.
