Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj Vjosa Osmanit, duke bërë deklarata dhe akuza të forta lidhur me rrugëtimin e saj politik dhe rolin e saj në zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit.
Në reagimin e tij në Facebook, Geci e përshkruan rrugëtimin politik të Osmanit si të mbushur me kalkulime, ndryshime qëndrimesh dhe afrime të ndryshme politike, të cilat sipas tij kanë krijuar përçarje dhe kanë ndikuar në dobësimin e besimit të qytetarëve. Ai pretendon se disa nga veprimet e saj janë perceptuar si të orientuara më shumë nga interesa politike sesa nga qëndrime afatgjata shtetërore.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se figura e saj politike shihet në mënyra të ndryshme nga opinioni publik – për disa si një qasje strategjike në politikë, ndërsa për të tjerë si burim zhgënjimi dhe mungese konsistence. Geci përmend edhe ndikimin e saj në zhvillimet brenda subjekteve politike, duke pretenduar se ajo ka luajtur rol në përçarje dhe largime të figurave të rëndësishme, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Dinakëria e Vjosës që u zbulua: Nga shpres te mosbesimi
Një rrugëtim politik i mbushur me kalkulime, përçarje dhe dyshime, ku për disa mbetet strategji, ndërsa për shumë të tjerë simbol i zhgënjimit dhe humbjes së besës.
Në veprimin e saj politik duket se është mishëruar metafora e dhelprës — simbol i dinakërisë — aq sa pak gjë mbetet përtej këtij roli.
Politikën që e ka ndërtuar mbi lëvizje të kalkuluara i ngjan figurës së dinakërisë së dhelprës — këtë e ka kuptuar Kosova.
“Tashmë dinakëria e saj nuk është më sekret – është bërë e dukshme edhe për ata që dikur e mbronin verbërisht. Sot ajo përfaqëson një figurë të ndërtuar mbi iluzione, që endet derë më derë për të mbajtur gjallë një pushtet që po i rrëshqet nga duart. Herë maskohet si engjëll, herë shfaq fytyrën e vërtetë – një lojë e lodhur që nuk bind më askënd.
Në vetëm pak vite, realiteti flet vetë: pasuri marramendëse për një grusht njerëzish dhe varfëri e thelluar për shumicën. Pyetja që mbetet pezull është e thjeshtë: nga erdhi kjo pasuri dhe në kurriz të kujt u ndërtua?
Sa për lidhjet dhe lojërat politike me figura të njohura, ato nuk janë më rastësi – janë zgjedhje të vetëdijshme. Dhe çdo zgjedhje ka një çmim. Në fund, përgjegjësia bie vetëm mbi të.”
“Lotët e saj, duke i përqafuar kalimtarët e rastit rrugës, i gjason vajzave të katunit kur shkonin nuse.
Sot asaj po i mungon defi i Hamides dhe kënga: “Çaj moj Vjosa, çaj me mend, merre Kosovën ngrykë me rendë”.
Për atë besë që na e pate dhënë, ta dhamë votën dhe të ngritëm në këmbë.
Po ti, motër, besën e theve dhe Kosovës shpinën ia ktheve.”
“Me përqafime politike dhe afrime të ndryshme, shpesh është perceptuar si një politikë e bazuar më shumë në kalkulime dhe interesa personale sesa në qëndrime afatgjata shtetërore. Kjo ka krijuar përshtypjen e një stili politik të ndryshueshëm në raport me aktorë të ndryshëm.”
“Vjosa Osmani është identifikuar si përçarëse, duke kontribuar në dobësimin e LDK-së për t’iu bashkuar VV-së.
Më pas u përpoq të dëmtonte edhe VV-në, por pa sukses.
Pas pesë vitesh, me ndihmën e Arpanxhikut, tentoi të rikthehej sërish në LDK, ku ndikimi i saj u pa si faktor në përkeqësimin e situatës së brendshme.”
“Si pasojë e këtyre zhvillimeve, disa nga figurat kryesore të LDK-së u përjashtuan, ndërsa të tjera dhanë dorëheqje. Këto figura, të cilat konsideroheshin si shtylla mbajtëse të partisë, u larguan, duke e lënë atë edhe më të dobësuar, në një kohë kur LDK-ja tashmë ishte e lodhur nga përplasjet e brendshme dhe tensionet e vazhdueshme.”
“Sot, shumica dërrmuese e opinionit në Kosovë e ka kuptuar mënyrën e veprimit të saj.
Veprimet e saj shihen si një formë e sofistikuar e manovrimit politik — një stil që, për disa, përfaqëson zgjuarsi strategjike, ndërsa për të tjerë një qasje që lë pas shkatërrim dhe pabesueshmëri në mënyrën se si bën politikë.”
Krejt në fund del se vështirë të gjenden figura më kontradiktore se Vjosa Osmani,figura e saj në politikë është e diskutueshme dhe e interpretuar në mënyra të ndryshme nga opinioni publik.
