Londrimi, fituesi i BBVK, po komentohet sërish në rrjete sociale, këtë herë për një situatë të papritur në ditëlindjen e Fjolla Morinës.
Ai ishte i ftuar në festë, ku nuk munguan momentet interesante mes të pranishmëve. Vëmendjen e mori një video e publikuar në TikTok nga vajza e Fjollës, Lediana.
Në video shihet i fejuari i saj teksa e shikon Londrimin, gjë që është interpretuar nga ndjekësit si një moment xhelozie.

