Lajme

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Një sulm nga rebelët e armatosur ka vrarë të paktën 69 persona në provincën Ituri në verilindjen e Republikës Demokratike të Kongos (RDK), të shkatërruar nga konflikti, sipas zyrtarëve të sigurisë, citon Al Jazeera.

Për më shumë se 30 vjet, RDK-ja lindore e pasur me minerale ka qenë një fushë beteje për grupe të ndryshme të armatosura, të cilat konkurrojnë për kontrollin e minierave të saj të shumta.

Dy grupe etnike – Hema dhe Lendu – janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm prej kohësh në Ituri, një provincë e pasur me ar që kufizohet me Ugandën dhe Sudanin e Jugut.

Burra të armatosur të lidhur me koalicionin e grupeve të milicisë Kooperativa për Zhvillimin e Kongos (CODECO), e cila pretendon se mbron Lendun, kryen sulme në disa fshatra më 28 prill, thanë burime lokale dhe të sigurisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Këto sulme pasuan një sulm të mëparshëm nga një grup tjetër i armatosur, Konventa për Revolucionin Popullor (CRP) – e cila thotë se lufton për komunitetin Hema – në pozicionet e mbajtura nga ushtria kongoleze (FARDC) pranë lokalitetit Pimbo, thanë ata.

Të Ngjashme