Luftëtari shqiptaro-amerikan i UFC-së, Dennis “The Great” Buzukja, është kthyer në qendër të vëmendjes përpara eventit UFC Belgrade, pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë peshimit zyrtar në kryeqytetin serb.
Pas përfundimit të matjeve, Buzukja formoi me duar simbolin kombëtar shqiptar, një gjest që u komentua gjerësisht nga mediat serbe vetëm një ditë para përballjes së tij në kafaz.
NEWS “Hundën ma morën në dora ca ‘skulptorë’ nga ata të hurit dhe të litarit”- Rama kujton dhunën në 1997: Me leva hekuri gyp e gyp, më kanë bërë copash…Një pjesë e mediave në Serbi e interpretuan veprimin si provokim politik, duke e krahasuar me festimet e futbollistëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjet ndaj Serbisë.
Luftëtari shqiptaro-amerikan reagoi menjëherë përmes rrjeteve sociale, duke mohuar çdo qëllim provokues.
“Zero provokim. E tregova shqiponjën shqiptare si një shqiptaro-amerikan. A është kjo provokim?”, shkroi ai, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Beograd është pritur me respekt dhe se mediat nuk duhet të krijojnë perceptime të gabuara te tifozët.
NEWS Pasdite pritet mot me shi, rrufe e erëra të forta, IHMK-ja kërkon kujdes nga qytetarëtDennis Buzukja do të ngjitet në kafaz të shtunën në Belgrade Arena, ku do të përballet me austriakun Bogdan Grad.
Me një rekord prej 12 fitoresh dhe 6 humbjesh në MMA, Buzukja synon të rikthehet te fitoret në UFC, pasi në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm një sukses, duke e bërë këtë duel vendimtar për të ardhmen e tij në organizatën më të madhe të arteve marciale mikse.
