Lajme

Lushtaku arrin në stacionin policor, pritet të nis intervistimi i tij

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka mbërritur në stacionin policor teksa pritet të nis intervistimi i tij lidhur me sulmin fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.

Pak para Lushtaku në stacion kanë mbërritur edhe ekipet e hetuesisë nga Prishtina.

Lushtaku u pritë me brohoritje nga qytetarë të shumtë që janë mbledhur pranë stacionit policor në Skenderaj për ta mbështetur.

Ndryshe, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se nëse kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku arrestohet me dhunë nga forcat e rendit atëherë edhe qytetarët do të reagojnë dhunshëm.

Ai para policisë në Skënderaj u shpreh se rastet e ndodhura gjatë ditës së djeshme janë turp.

Të Ngjashme