Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, pas deklaratës së tij për Albin Kurtin.
Gacaferi ka theksuar se Kurti nuk erdhi në pushtet me dhunë, por me votat e mbi 50 për qind të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Ai ka renditur edhe disa nga arsyet që, sipas tij, çuan në fitoren e Kurtit, duke përmendur korrupsionin, veriun, urën e Ibrit dhe çështjen e Asociacionit.
Në fund, Gacaferi tha se Kurti do të largohet nga pushteti vetëm kur qytetarët ta vendosin këtë përmes votës.
Postimi i plotë:
Albini nuk ka ardhur me dhunë në pushtet por ka ardhur në pushtet me votat e mbi 50% të shqiptarve me drejt vote, me 14 shkurt 2021!
Albini nuk ka ardhur me dhunë në pushtet, por ka ardhur në pushtet sepse korrupsioni, veriu i ndar, ura e Ibrit kufiri De Facto i Kosovës me Serbinë, tokat e “dhuruara” të Rankoviqit, hajnia, Çakorri, Zhlebi, dhe zajednica e juaj për 20 vjet, ju kishin ardhur në maje të hundës shqiptarve!
Dij qe Albini Kurti ka ardhur në pushtet me 14. Shkurt 2021, por nuk e dijë kur do ta largojnë shqiptaret prapë me votë, ndoshta në 2035, ndoshta 2045 apo ndoshta në 2055!
