Protestat studentore në Shqipëri po vazhdojnë, ndërsa demonstruesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme.
Lidhur me zhvillimet në Shqipëri ka reaguar edhe analisti Rron Gjinovci, i cili përmes një postimi në Facebook ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit shqiptar.
“Edi Rama e pati mundësinë me u dorëheqë e me u zhdukë, por zgjodhi all inclusive, me hy edhe në burg. Kriminel”, ka shkruar Gjinovci.
Deklarata e analistit vjen në kohën kur protestuesit po vazhdojnë të kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa situata politike në vend mbetet e tensionuar.
