Lajme

LVV mban tubim në veri të Mitrovicës, publikohen pamjet nga aktiviteti

Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubimin përmbyllës zgjedhor në pjesën veriore të Mitrovicës, pavarësisht refuzimit të kërkesës nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Vendimi u konfirmua nga kandidatja për deputete e LVV-së, Aida Doli Ferati, e cila publikoi edhe pamje nga aktiviteti i zhvilluar në veri.

“Në veriun e Republikës, që sot merr frymë lirshëm”, ka shkruar ajo.

Në këtë tubim morën pjesë edhe kandidatë të tjerë të Vetëvendosjes, përfshirë Armend Mujën dhe Arjeta Fejzën.

Të Ngjashme