Lajme

LVV prin bindshëm në votat e diasporës, numërohen mbi 27% e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjve po vazhdon me procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në përfaqësi diplomatike.

Sipas përditësimit të fundit në faqen e KQZ-së, deri tani janë numëruar 27,66 % e votave.

Nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje po prin me një diferencë të madhe të votave, krahasuar me partitë e tjera politike.

“Bota sot” sjellë rezultatet aktuale të partive politike në përfaqësit diplomatike:

Lëvizja Vetëvendosje – 83,82%

Partia Demokratike e Kosovës – 7,49%

Lidhja Demokratike e Kosovës – 5,97%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 1,60%

Të Ngjashme