Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Prishtinë.
Në kryeqytet, fitore bindëse ka shënuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë 48,90% të votave, përcjell “Bota sot”.
Derisa, LDK, e cila udhëheq në nivel lokal në Prishtinë, doli e dyta me 24,44%.
Kurse, PDK e treta me 19,05% dhe AAK e katërta me 5,13%.
