Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga testimi në rrugë i mjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, të cilat iu dorëzuan ushtrisë shqiptare.
Kreu i qeverisë bën të ditur se kompania Timak Defence, e cila synon të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajve, ka lidhur tashmë marrëveshje me 30 vende për eksportin mjeteve dhe prodhimeve të tjera ushtarake
NEWS Nis gara për hapësirën! Kush do ta kapë asteroidin që vlen triliarda dollarë?“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e prodhimit të parë ‘Made in Albania’ të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania Timak Defence e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
NEWS U aksidentua në Portin e Durrësit! Vdes 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)Ushtria shqiptare mori dje në dorëzim 40 mjete të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”, ku është pronar dhe shteti shqiptar. Rama thotë se objektivi është që brenda vitit 2028 Forcat e Armatosura të kenë të gjitha mjetet dhe kapacitetet sipas standardeve të NATO-s.
