Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj kritikave për deklaratat e Albin Kurti lidhur me zgjedhjen e presidentit, duke thënë se ato po keqinterpretohen nga disa gazetarë dhe analistë.
Përmes një postimi, Gashi tha se Kurti ka folur për të ardhmen dhe jo për të kaluarën, ndërsa akuzoi disa media dhe analistë se janë “majëm të paguar” për ta shtrembëruar deklaratën.
Ai shtoi se qytetarët “nuk i hanë më këto fore”.
“Majëm të paguar!
Sa i përket zgjedhjes së Presidentit, Albini po flet për të ardhmen e jo për të kaluaren siq po mundohen ta paraqesin disa “gazetar ” e disa “analista” të cilët janë majem të paguar për të keqinterpretuar.
Sa me ditë: populli si han ma këto fore të…😉”, shkruan ai.
