Aktuale

Makina del nga rruga në Rrugën e Kombit, dy persona të plagosur nisen drejt spitalit

Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka kërkuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Sipas informacioneve paraprake, brenda mjetit ndodheshin dy persona, të cilët u nxorën nga automjeti falë ndërhyrjes së shërbimeve të shpëtimit.

Të dy të lënduarit kanë marrë dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas ndihmës së parë të dhënë në vendngjarje, ata janë transportuar në spital për kontrolle dhe trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Të Ngjashme