Aktuale

Makina përplaset me kamionçinën dhe përfundon në oborrin e servisit, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Prizrenit, në aksin rrugor që lidh qytetin me Kukësin, ku një automjet me targa të huaja ka dalë nga rruga pas një përplasjeje të fortë.

Sipas të dhënave paraprake, makina është përplasur fillimisht me një kamionçinë dhe më pas ka humbur kontrollin, duke dalë nga korsia dhe përfunduar në murin rrethues të një biznesi që funksiononte si servis automjetesh.

NEWS  Shkeljet në tenderin me vlerë 680 milionë lekë, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Benet Becin dhe 7 të pandehurit e tjerë! Ja sa vite burg rrezikojnëDy personat që udhëtonin në makinë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt Urgjencës së Prizrenit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Një prej punonjësve të servisit, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, ka treguar se përplasja ka ndodhur në vetëm pak sekonda dhe ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore të Prizrenit dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

NEWS  Ndryshime në Kryeministri, Edi Rama bën lëvizjen e papritur në qeveriParaprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit dhe përplasjen e fortë.

Të Ngjashme