![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/maksuti-nuk-ka-shenja-nuk-flasim-per-shpresa_648f15ee16137.webp?resize=337%2C323&ssl=1)
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti thotë se në perimetër prej 3.5 dri në 5 kilometra po realizohet kërkimi i 3 shtetasve të Kosovës të cilët me veturë ranë në ujërat e lumit Lepenc në Maqedoni.
Maksuti thotë se në terren janë autoritetet e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, por që shpresojnë që nesër me përmirësimin e motit ta gjejnë veturën.
“Nuk ka shenja akoma. Nuk flasim për shpresa dhe nuk mund të flasim për afate kohore. E dini shumë mirë para disa muajsh në një fatkeqësi të ngjashme në komunën e Tetovës, ku një djalosh i ri nga Kumanova ra, pas ditës së 7 neve arritëm që ta gjejmë trupin. Pra neve nuk do të përfundojmë deri në mbylljen me sukses të këtij operacioni- ka deklaruar ai.
Kërkimet janë duke vazhduar.