Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Manovra/ Si e po tenton Rama ta mbyllë historinë e Krujës me dy lëvizje?

Prej dy ditësh që ka ndodhur ngjarja e rëndë në Krujë, një rrahje masive e familjes dhe fisit Rraja kundër dy kushërinjve Maja që u ankuan për guroren, kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar. Duket se qëllimi është që ashtu si në rastin e skandalit të Safet Gjicit ta mbyllë me një dorëheqje.

Sot partia dhe policia morën dy vendime. Deputeti Rrahman Rraja njoftoi dorëheqjen nga mandati. Madje u kujdes që në fund të deklaratës të shfajësonte kryeministrin.

“Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova” shkruan ai duke marrë përgjegjësinë për veprimet e djalit dhe vëllezërve në kërkim.

“Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova” shkruan ai duke marrë përgjegjësinë për veprimet e djalit dhe vëllezërve në kërkim.

Por, për opozitën kjo ngjarje kaq e rëndë nuk mund të kalohet me përgjegjësi individuale apo familjare, por me përgjegjësi të plotë politike. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazement Bardhi dhe deputeti Kreshnik Çollaku kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.

Lëvizja e dytë që bëri qeveria ishte shkrirja e komisariatit të Krujës. Diçka që është kthyer në rutinë. Sa herë ndodh diçka e madhe, shkrihet struktura për disa javë apo muaj dhe më pas harrohet gjithçka. Banorët e Krujës nuk janë të kënaqur me këto dy vendime. Ata i kërkuan sot Edi Ramës që të shkonte vetë atje, në Borizanë. Të shikonte nga afër tmerrin nga gurorja.