Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maqedonci: Nënoficerët janë shtylla e ushtrisë

 
   

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, njofton se në kuadër të shkollimit të nënoficerëve, sot diplomoi “Gjenerata 11-2023” e liderëve të rinj.

Maqedonci, në një postim në Facebook, tha se FSK-ja po vazhdon hapat e saj drejt zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme ushtarake sipas standardeve të vendeve anëtare të NATO-së

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kuadër të shkollimit të nënoficerëve, sot diplomuan “Gjenerata 11-2023”e liderëve të rinj. Për shtatë javë edukim, stërvitje, sfidë, kalitje dhe testime individuale e ekipore, sot u përmbyll me sukses “Kursi i Avancuar për Lider”, gjenerata 11-2023.

FSK po vazhdon hapat e saj drejt zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme ushtarake sipas standardeve të vendeve anëtare të NATO-së”, ka shkruar Maqedonci.