Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar rolin e tyre në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe partneritetin me Kosovën.
Përmes një postimi, Maqedonci citoi ish-presidentin amerikan Ronald Reagan, duke theksuar se liria duhet të mbrohet nga çdo brez.
“Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes”, shkroi ai, duke shtuar se ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë 250-vjetorin e pavarësisë, nderohet një komb, angazhimi i palëkundur i të cilit ndaj lirisë ka frymëzuar botën.
Maqedonci theksoi se Kosova është krenare të qëndrojë pranë Shteteve të Bashkuara, të cilat i cilësoi si mikun dhe aleatin më të ngushtë të vendit.
“Kosova është krenare që qëndron pranë mikut dhe aleatit tonë më të ngushtë. Gëzuar 4 Korrikun!”, përfundoi ai.
