Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit.
Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur “Rama ik!” dhe “Poshtë diktatura!”, turma e madhe e protestuesve është ndalur përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në këtë pikë të marshimit, revolta është përqendruar e gjitha ndaj drejtueses së këtij dikasteri, njëherësh ish-zëvendëskryeministre.
Protestuesit kanë shpërthyer njëzëri në kor me thirrje të forta, duke kërkuar arrestimin e saj lidhur me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe hetimet e fundit:
Thirrjet për vënien para përgjegjësisë ligjëtare të ish-numrit dy të qeverisë, e cila është vënë në shënjestër të akuzave dhe hetimeve nga SPAK për abuzimet me projektet e infrastrukturës dhe aferat milionëshe, kanë ushtuar përpara ministrisë.
