Lajme

Mashtruesit e Grenellit

Refiqe R. Hamiti ka hedhur dritë mbi atë që ajo e quan degradim të diskursit politik në Kosovë, ku sipas saj “mendja po blihet dhe shitet si mall tregu”, ndërsa aktorët politikë dhe figurat publike po rreshtohen në një lojë të ndërlikuar interesash dhe kalkulimesh.

Ajo ka përmendur edhe rolin e ish-zyrtarit amerikan Richard Grenell, duke e përshkruar si figurë që “jashtë çdo funksioni vazhdon të sillet si orientues i skenës”, ndërsa politikanë vendorë, sipas saj, i “përulen” ndikimeve të jashtme duke u bërë pjesë e një loje ku, siç shprehet ajo, “mendimet blihen më lehtë se përgjegjësia politike”.

Në këtë panoramë kritike, vëmendja zhvendoset edhe te heshtja e kryeministrit Albin Kurti, të cilën Hamiti e interpreton si një strategji politike: “Heshtja është flori, por jo gjithmonë moral – ndonjëherë është kalkulim i ftohtë në një luftë që përsëritet për radhitje pushteti”.

Postim i plotë:

MASHTRUESIT E GRENELLIT

Këta po i përulen dikujt që po e bëjn Kosovën paqaver sepse edhe jasht çdo funksioni:

Grenell po shet mend .

Këta po ia blejnë ” mendët” Grenellit .

Albini nga sot po hesht… sepse heshtja është flori

Luftë e ripërsëritur,kush do të dështojë?

Vjosa po e mat vetën, a me formue parti tē re?

LDK po bëhet blerësja më e madhe e “mendëve”.

PDK po luan poker.

AAK po pret me kcye hopa.

Prandaj :

Në këtë treg të madh fjalësh të vogla, mendja shitet me kilogram dhe blihet me duartrokitje.

Dikush përkulet, dikush shet “urtësi”, e dikush tjetër e blen votën si të ishte mall në zbritje.

Njëri, edhe jashtë çdo funksioni, sillet si pronar i skenës flet, shpall, orienton.

Këta këndej shiten dhe mashtrohen …

Të gjithë po rreshtohen si nxënës të zellshëm, duke ia blerë “mendët” pa faturë, pa garanci.

Dhe në mes të kësaj zhurme… e që duhet një heshtje e artë:

nga Albin Kurti …

Sepse ndonjëherë heshtja nuk është flori është kalkulim.

Lufta përsëritet, jo për ideal, por për renditje në listën e radhës.

Kush do të dështojë?

Pyetje naive… sepse gjithë kjo lojë nuk bëhet për të fituar qytetari, por për të mos humbur pushtet.

Njëra mat veten në pasqyrë politike: a jam mjaft për një parti të re?

Tjetra blen “mendë” me shumicë, si tregtar që ka frikë nga mungesa e stokut.

Njëri luan poker me karta që i njeh vetëm vetë.

Mbretresha e hollë …

Tjetri pret momentin për “hop”, sikur politika të ishte lojë fëmijësh me radhë.

E publiku?

Publiku duartroket, zemërohet, harron… dhe prapë beson.

O sa të banë i ligu, qëllon i forti !?

P.S.

O opozitë dhe ju pozitë , mos u bëni klientë të mendëve të huaja se në fund del që s’keni as mendë tuajat, as fytyrë për me kërkuar llogari.

Populli sheh,

dëgjon,

dhe pret…

deri kur?

-Deri te kutia e votimit…Pastaj ky qershori i 2026 , ka me u ba përshesh .

Të Ngjashme