Lajme

Mbahe takimi i parë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimin për Zhvillim

Sot u mbajt takimi i parë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimin për Zhvillim.

Ky Komitet shërben si mekanizëm ndërinstitucional për të mbështetur koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e fondeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve zhvillimorë.

Takimi mblodhi përfaqësues të ministrive, agjencive dhe institucioneve zbatuese përgjegjëse për projektet e financuara nga Bashkimi Evropian, për të diskutuar ecurinë e projekteve ekzistuese, përgatitjet për aplikimet e ardhshme në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si dhe sfidat që kërkojnë koordinim dhe veprim të përbashkët institucional.

“Komiteti do të shërbejë si forum i cili proaktivisht dhe në baza të rregullta adreson nevojat dhe sfidat që burojnë nga zbatimi i projekteve zhvillimore, në përputhje me prioritetet shtetërore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme