Lajme

​Mbështetje e Italisë për QKUK-në, Cirielli: Investime për ngritje të kapaciteteve të sistemit shëndetësor

Kooperacioni Italian për Zhvillim ka mbështetur Klinikën e Kirurgjisë Kardiake dhe Laboratorin e Mikrobiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me pajisje të reja teknologjike dhe moderne, investim që synon avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së trajtimit të pacientëve.

Për të parë nga afër investimet e realizuara, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Edmondo Cirielli, vizitoi të mërkurën QKUK-në, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjatë vizitës, Cirielli vlerësoi bashkëpunimin mes Italisë dhe Kosovës në sektorin e shëndetësisë.

Duke theksuar se investimet do të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor.

Të Ngjashme