Në kushtet e një pakënaqësie masive që ka nxjerrë në shesh qytetarë të cilët thonë se zëri i tyre nuk është dëgjuar, kryeministri Rama po përpiqet të forcojë lidhjen mes qytetarëve dhe institucioneve.
Të shtunën në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e qeverisë, është marrë vendimi që çdo ministri të ketë një “zv/ministër politik” i cili do të jetë hallka kryesore për të pritur shqetësimet apo ankesat nga komuniteti që do të adresohen përmes deputetëve.
See also Acar, reshje shiu dhe dëbore mbërthejnë vendin, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motinKjo është parë si një zgjidhje efikase për të rritur bashkëpunimin mes ministrave dhe deputetëve për çështjet komunitare dhe për të adresuar problematikat e qytetarëve, të cilët nga sheshi artikulojnë pakënaqësi të forta ndaj qeverisjes Rama.
