Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje në ndërtesën e Qeverisë.
Mbledhja pritet të nisë në orën 08:00.
Njëherësh, ende nuk janë bërë publike pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen nga kabineti qeveritar.
Pritet që pas përfundimit të mbledhjes të publikohen vendimet dhe diskutimet kryesore, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në fokus të jenë çështje që lidhen me zhvillimet politike, ekonomike dhe proceset aktuale institucionale në vend.
