Lajme

Me duart e saj, Presidentja u shpërndan ushqim ushtarëve të FSK-së në kazermë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Presidenten e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandanten Supreme të FSK-së, Sh.S. znj. Justina Shiroka Pula.

Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari e njoftoi Presidenten Shiroka Pula për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, procesin e zhvillimit dhe avancimit të saj, si dhe progresin e arritur në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale.

Me këtë rast, Presidentes iu prezantua një përmbledhje e zhvillimit të FSK-së, duke përfshirë procesin e transformimit, modernizimin, ngritjen e kapaciteteve ushtarake, si dhe vizionin për zhvillimin e mëtejmë të Forcës.

Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi Presidenten për vizitën dhe interesimin e saj për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së në përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kjo përmbajtje kërkon pëlqimin tuaj.{“src”:”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSHPFSK%2Fposts%2Fpfbid07cDmbtoQdsYQBXPQ562g94gj1aSoaZus1ujELNvaYWE54FUXyC5S8C4mBkvRK5MTl&show_text=true&width=500″,”height”:250,”width”:500,”allow”:”autoplay; encrypted-media; picture-in-picture”,”allowFullscreen”:true,”sandbox”:”allow-scripts allow-same-origin allow-popups allow-popups-to-escape-sandbox”}

Të Ngjashme