Aktuale

“Më ra si bombë, ndihem i tradhtuar!”/ Kryebashkiaku socialist i Divjakës udhëheq protestën, del kundër PS-së për Reformën Territoriale

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, ka dalë kundër propozimit të bërë dje nga PS-ja për Reformën Territoriale, sipas të cilit bashkia që ai drejton do t’i bashkohet Lushnjës.

Gjatë një proteste të zhvilluar në Divjakë, Gorrea tha se lajmi për shkrirjen e bashkisë i kishte rënë si “bombë”.

Më tej, kryebashkiaku socialist tha se ndihet i tradhtuar nga partia e tij dhe se nuk është pyetur, por as nuk ka pasur dijeni për vendimin e marrë nga PS-ja.

Gorrea tha se ka disa arsye pse bashkia që ai drejton nuk duhet të shkrihet, duke theksuar se ajo ka 56 mijë banorë dhe se, sipas censusit të dy viteve më parë, në Divjakë aktualisht banojnë rreth 25 mijë persona. Po ashtu, ai hodhi akuza, duke deklaruar se “kjo nuk mund të quhet reformë”.

NEWS  “Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: ‘FB’ s’më lejonte të…Gorrea: Ju falënderoj që jeni pjesë e këtij tubimi, i cili dje të gjithëve na ra si bombë. Mendova se fjalën këtu do ta mbanin vetë ata, por të gjithë kanë të drejtën e vet të flasin siç e ndiejnë. Edhe unë, si qytetar, ashtu si ju, jam i çuditur, edhe pse duhej të isha disi në dijeni për shkak të pozicionit politik që kam.

NEWS  ‘Përndjek ish-dashnorët’, deklaratat e forta për Luana Vjollcën të gazetarit që u dhunua brutalisht, aludoi për lidhje me trafikantin Artur HoxhosmaniDje më ra si bombë lajmi, kur pashë që Bashkia Divjakë ishte një nga 15 bashkitë që do të shkriheshin. Unë mendoj se këtu jemi për një qëllim dhe qëllimi i përbashkët është që ta mbrojmë bashkinë tonë, e cila është e popullit më punëtor të republikës. Të them të vërtetën, ndihem i tradhtuar, sepse pa asnjë paralajmërim na vjen kjo bombë.

Në të vërtetë, kjo nismë e qeverisë ka kohë që përflitet. Komisioni i Reformës Territoriale ka shqyrtuar mundësitë se si ta vijojë këtë reformë, por, për fat të keq, ajo që ndodhi dje nuk mund të quhet reformë. Pse? Sepse një nga kriteret ishte numri i popullsisë dhe unë kam fjetur i qetë, pasi bashkia jonë ka 56 mijë banorë dhe, për nga renditja numerike, ne jemi të 26-tët. Pra, duhej të shkriheshin 27 bashki që të na vinte radha neve për nga numri i popullsisë. Edhe sipas censusit, bashkia ka një numër të lartë banorësh. Janë 25 mijë banorë, një shifër që është pranuar nga qeveria shqiptare dhe që është shumë e lartë.

NEWS  Gruaja e Mirit i përgjigjet ashpër babait të Selin: Shiko vajzën tënde se

Të Ngjashme