Aktuale

“Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, deklaroi në emisionin Now në Euronews Albania se me kryeministrin Edi Rama ka komunikuar vetëm tre ditë pasi bëri publik vendimin për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe për të vijuar mandatin si deputete e pavarur.

Sipas saj, zgjedhja për të mos komunikuar menjëherë me kreun e qeverisë ishte e qëllimshme, në mënyrë që vendimi i saj të mos ndikohej nga askush.

“Me kryeministrin Rama kam komunikuar tre ditë pasi e kam marrë vendimin. Ky ka qenë një vendim personal, që të mos ketë asnjë hapësirë ndikimi mbi atë që kisha vendosur të bëja dhe të thosha. Vetëm pas tre ditësh iu përgjigja një sërë telefonatash dhe mesazhesh prej tij”, u shpreh Koçeku.

See also  Paga mesatare në Shqipëri arrin në 87 mijë lekë, këto janë profesionet më të paguaraAjo tha se nuk dëshiron të bëjë publike përmbajtjen e plotë të bisedave, pasi i konsideron private, por zbuloi se Rama e kishte paralajmëruar se pas këtij vendimi do të mbetej e vetme.

“Janë biseda private dhe preferoj të qëndroj korrekte. Ai më paralajmëroi se do të mbetem vetëm dhe se nuk do të më besojë askush pas këtij akti, as njerëzit e mi të maleve prej nga vij. Unë ia kam konfirmuar dhe vazhdoj t’ua konfirmoj të gjithë atyre që besojnë te kryeministri se unë nuk do të mbetem vetëm. Jam mësuar të jem e pavarur, është pjesë e karakterit tim dhe nuk tërhiqem. Nuk ka kthim pas në këtë vendim”, deklaroi Koçeku.

See also  Horoskopi i Paolo Fox për të mërkurën, 11 shkurt. Astrologu, si çdo ditë, jep një panoramë zodiakale për të lindurit nën shenjat e ujit, ajrit, tokës dhe zjarrit.

Të Ngjashme