Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Me zhvillimin e teknologjisë, ka shtim të këtyre rasteve”, eksperti i njohur tregon arsyet: Ped*filët i zhvasin vajzat përmes…

Eksperti Elvis Bregu është shprehur se përmes shantazheve seksuale online, pedofilë të caktuar arrijnë deri në zhvatjen financiare të vajzave.

Komentet Bregu i bëri në një emision televiziv, ku tha se me zhvillimin e teknologjisë, ka shtim të këtyre rasteve jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.

Ai tha gjithashtu se në SHBA, nga të dhënat e viteve 2022-2023, bëhet fjalë për 12-13 mijë raste të ngacmimeve seksuale online të denoncuara dhe të ndjekura penalisht.

“Kjo është një betejë shumë e ashpër që po zhvillohet në platformat dixhitale, por në internet në përgjithësi. Po shikoja të dhënat në SHBA që ka FBI për 2 vitet e fundit 2022 dhe 2023 flasin për 12-13 mijë raste të denoncuara dhe të ndjekura penalisht.

Janë shumë kur mendojmë që janë vetëm raste që janë çuar në hetime, ndërkohë që raste të shantazhimeve apo zhvatjeve, qoftë edhe financiare online, duke i kërcënuar ose shantazhuar, kanë nisur këtu e 6-7 vite më parë, nuk është se po fillojnë tani.

Ne jemi një vend që teknologjinë e kemi përfaqësuar shumë mirë dhe shpejtë. Ne kemi nga rrjetet më të mira dhe telefonat më të mirë dhe njerëzit e kanë shumë të thjeshtë të krijojnë rrjete sociale dhe të bëjnë këto gjëra”, tha Bregu.